Politike

SONDAZHI/ Kë kandidat pëlqejnë më shumë qytetarët në Durrës?

17 Shkurt 2022, 20:56 Nga DOSJA
SONDAZHI/ Kë kandidat pëlqejnë më shumë qytetarët

DURRËS- Në bashkinë e Durrësit, kandidatja socialiste, Emiriana Sako gëzon pëlqyeshmërinë e pjesës më të madhe (47%) të votuesve. Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka pëlqehet nga dy në çdo pesë (40%) qytetarë durrsakë. Luan Hoti, i Partisë Demokratike, pëlqehet nga një e katërta e elektoratit të Bashkisë Durrës. Rezultatet e anketës së Barometrit tregojnë se kandidati që perceptohet më negativisht (47%) nga qytetarët e Durrësit është ai i Partisë Demokratike, Luan Hoti.

Pëlqyeshmëria e qytetarëve të Durrësit për kandidatët për kryetar bashkie, lidhet drejtpërdrejt me pëlqyeshmërinë që ata kanë për liderët e partive që mbështesin këta kandidatë. Mes liderëve kryesorë politik, durrsakët pëlqejnë më shumë (45%) kryeministrin Edi Rama. Sali Berisha pëlqehet nga një e katërta (28,5%) e elektoratit të Durrësit dhe kryetari i PD-së, Basha gëzon mendim pozitiv tek 15% e votuesve në Durrës.

Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Durrës, në datat 9-12 shkurt me 1000 intervista ballë për ballë në familje.

Marrë nga Euronews

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ardian muka luan hoti zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ardian muka luan hoti zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2022, 19:34

Komisioni i Rithemelimit: Bashës i ka dalë boja

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit për Partinë Demokratike ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha ka shitur opozitën te Rilindja. Drejtoresha e Komunikim...