Sport

Conte: “Kulusevski dhe Bentancur idealë, por nuk janë gati. Na duheshin lojtarë ekspertë”

17 Shkurt 2022, 16:55 Nga DOSJA
Conte: “Kulusevski dhe Bentancur idealë, por nuk janë gati. Na

ANGLI – “Kohë dhe durimi”. Antonio Conte predikon qetësi, edhe pas tri humbjeve radhazi në Premier League. I rikthyer në Angli në nëntor, për të nisur një aventurë të re me Tottenhamin, ish-trajneri i Interit sot është në mes të momentit të tij të parë negativ në pankinën e Spurs.

Chelsea, Southampton dhe Wolves arritën t’i rrëmbejnë fitoret. Kane dhe shokët e tij dështuan në ndeshjet e fundit të ligës. Të shtunën, në orën 18:30, ekipi i Contes do të përballet në transfertë me kryesuesit e Cityt: “Një ekip pothuajse perfekt, me një trajner si Guardiola, që mendoj se është më i miri në botë”.

Edhe pse shtatë pikë larg Manchester United, aktualisht i katërti dhe në zonën e Champions, trajneri Conte nuk është i shqetësuar.

“Jam i qetë, sepse jam i kënaqur me mënyrën se si po punojmë. Sigurisht që do të duhet durim përpara se të korrim përfitimet e asaj që është bërë deri më tani, duke pasur parasysh që kemi shumë lojtarë të rinj, në përvojën e tyre të parë në Angli. Nuk është e lehtë, ata kanë nevojë të ambientohen, të përmirësohen dhe të rrisin nivelin e tyre,”– shprehet ai.

Kulusevski dhe Bentancur nuk bëjnë përjashtim: “Ata janë dy lojtarë idealë për projektin e klubit, ata kanë shumë kohë për t’u rritur dhe për të luajtur vazhdimisht në nivelet më të larta, por ende nuk janë gati”. Ardhja e anësorit dhe mesfushorit nga Juventusi, megjithatë, nuk mjaftoi për ta bërë Antonion të kënaqur me merkaton e dimrit:

“Blemë dy lojtarë, ndërkohë që larguam katër. Lo Celso, Gil, Ndombele dhe Dele Alli ishin shumë të rëndësishëm për ne. Për të arritur objektiva të rëndësishëm në një kohë të shkurtër, do të duheshin lojtarë me më përvojë pas tyre: kontributi i tyre do të lejonte i gjithë grupi të përmirësohet”.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 52-vjeçari antonio conte i tottenham aventura e dytë e antonio contes aventurë të re me tottenhamin chelsea ish-trajneri i interit kulusevski dhe bentancur lojtarët e antonio contes southampton dhe wolves 52-vjeçari antonio conte i tottenham aventura e dytë e antonio contes aventurë të re me tottenhamin chelsea ish-trajneri i interit kulusevski dhe bentancur lojtarët e antonio contes southampton dhe wolves

Sondazh

Poll