Sport

Asambleja Zgjedhore e 2 marsit vazhdon me procedurën, FSHF i dërgon anëtarëve materialet…

17 Shkurt 2022, 16:13 Nga DOSJA
Asambleja Zgjedhore e 2 marsit vazhdon me procedurën, FSHF i dërgon

TIRANE – Në kuadër të përgatitjeve për Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të datës 02 mars 2022, FSHF vijon normalisht procedurat në bazë të statutit me anëtarët e saj për mbarëvajtjen normale të procesit zgjedhor.

Pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, i mbledhur sot, më 17 shkurt 2022, duke filluar nga ora 11:00, që miratoi materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore 2022, Federata do të njohë anëtarët e Asamblesë me materialet dhe me rendin e ditës që do të shqyrtohen në këtë mbledhje.

Gjithashtu, anëtarët do të njihen edhe me bilancin financiar dhe projekt-buxhetin, që do t’i propozohen Asamblesë për miratim, si edhe me emrat e kandidatëve për president dhe kandidatët për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Komisioni i Verifikimit, që është organi përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor, ka verifikuar ligjshmërinë e propozimeve dhe integritetin e kandidatëve të propozuar për president dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Ky komision ka dalë me vendimin se për postin e kandidatit për president të FSHF-së kanë marrë numrin e propozimeve të nevojshëm Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova.

Po sipas këtij komisioni, kandidatët për anëtar të Komitet Ekzekutiv  të FSHF janë 12, të cilët kanë marrë numrin e nevojshëm të propozimeve për të qenë zyrtarisht në garë, me së paku 2 propozime. Lista e kandidatëve për anëtarë të KE-së është kjo: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Envi Hicka, Ermal Tahiri, Ervin Canollari, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu, Pano Xhixho, Vasil Bicaj dhe Ylli Ҫekiҫi, bën me dije zyra we shtypit në FSHF.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport anëtari i komitetit ekzekutiv të fshf-së asambleja e jashtezakonshme e fshf asambleja e pergjithshme e jashtezakonshme e fshf-se asamblesë së përgjithshme të zakonshme zgjedhore 2022 bilancin financiar dhe projekt-buxhetin komitetit ekzekutiv të fshf-së mbarëvajtjen normale të procesit zgjedhor anëtari i komitetit ekzekutiv të fshf-së asambleja e jashtezakonshme e fshf asambleja e pergjithshme e jashtezakonshme e fshf-se asamblesë së përgjithshme të zakonshme zgjedhore 2022 bilancin financiar dhe projekt-buxhetin komitetit ekzekutiv të fshf-së mbarëvajtjen normale të procesit zgjedhor

Sondazh

Poll