Sport

Angli-Itali përsëri pas një viti, kësaj here në Wolverhampton për Nation League…

17 Shkurt 2022, 15:42 Nga DOSJA

ANGLI – Pak më pak se një vit, pas finales së “Euro 2021”, e zhvilluar në “Wembley” të Londrës, “azzurrët” e Italisë, kampionia në fuqi të Europës, do të rikthehen për të sfiduar Anglinë në tokën e tyre, më 11 qershor për Nation League. Por, kësaj here ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Molineux”, në Wolverhampton.

Është hera e pare, që nga viti 1956 (5-2 kundër Danimarkës), që arena e Wolves do të presë një takim të “Tre Luanëve”. Dueli i tyre me Hungarinë, tre ditë më vonë, do të zhvillohet gjithashtu në Molineux. Një dëshirë e Federatës Angleze e Futbollit për t’i zhvilluar ndeshje e përzgjedhjes së saj në të gjithë vendin (Sunderland, Mançester, Leeds, Middlesbrough, Leicester dhe Southampton, së fundmi kanë qenë mikpritës).

“Ndërsa “Wembley” është shtëpia jonë, ne me të vërtetë na pëlqen ta çojmë ekipin diku tjetër kur është e mundur, veçanërisht në prag të një turneu të madh,”- tha trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, duke iu referuar Kupës së Botës në Katari, në fund të vitit (21 nëntor-18 dhjetor).

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “azzurrët” mposhtën 3-2 anglinë anësori me 107 ndeshje me “tre luanët” e zhvilluar në “wembley” të londrës më 11 qershor nation league në stadiumin “molineux” pas finales së “euro 2021” “azzurrët” mposhtën 3-2 anglinë anësori me 107 ndeshje me “tre luanët” e zhvilluar në “wembley” të londrës më 11 qershor nation league në stadiumin “molineux” pas finales së “euro 2021”

Sondazh

Poll