Politike

6 marsi/ Kryemadhi: LSI nuk kandidon, mundësuam futjen e Berishës

17 Shkurt 2022, 17:27 Nga DOSJA
6 marsi/ Kryemadhi: LSI nuk kandidon, mundësuam futjen e Berishës

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është shprehur se procedura që bëri LSI-ja për tu regjistruar në zgjedhjet e 6 marsit për tu regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ishte thjesht një teknikalitet për të mundësuar futjen e vetë ish-kryeministrit në këto zgjedhje. Para mediave në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë, Kryemadhi tha se gjithsesi u bën thirrje qytetarëve që të votojnë ata kandidatë sepse kanë dalë nga një pjesë e Partisë Demokratike e janë zgjedhur me primare. Ky proces, sipas Kryemadhit duhet zbatuar nga të gjitha partitë politike.

Pjesë nga prononcimi: 

Pyetje: Përse LSI nuk po bë fushatë për zgjedhjet e 6 marsit

Monika Kryemadhi: Sepse LSI nuk po kandidon në zgjedhjet e 6 marsit, i ka krijuar një teknikalitet le të themi kandidatëve të Partisë Demokratike të Rithemelimit, janë themelues të vërtetë të PD-së, janë të rinj e të reja që vijnë si një rezultati i votimeve në primare, është një procedurë që duhet promovuar në të gjitha partitë politike. LSI-ja nuk është pjesë e kësaj, por do tu bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë kandidatët më të mirë, janë zgjedhje lokale.

LAJM KRYESOR: Basha: Priten arrestime të ministrave. Berisha: Do dalin përgjime me bandat (Debatet)

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi seance plenare 17 shkurt 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 monika kryemadhi seance plenare 17 shkurt 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll