Politike

Berisha për Bashën: Nuk del se ka frikë mos demokratët e gjuajnë me vezë e domate

17 Shkurt 2022, 17:16 Nga DOSJA
Berisha për Bashën: Nuk del se ka frikë mos demokratët e

LUSHNJE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano, nga fshati Bubullimë e Lushnjes, Berisha tha se Basha nuk mirëpritet më nga demokratët pasi udhëroi sulmin me gaz ndaj tyre, duke rikujtuar përplasjen e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Sipas Berishës, Basha nuk del më të takojë demokratët pasi ka frikë mos e qëllojnë me vezë e domate.

“Dekonspiroi aksionin e “Toyota Yaris”. Secili prej jush po të ishte do të hetohej por dosjen ia mbylli Edi Rama. Nga ana e Belgjikës, unë ju garantoj se do i shkohet deri në fund dosjes. Tani nuk del askund, është mbyllur se ka frikë se mos e gjuajnë me vezë dhe domate sepse u hodhi gaz lotsjellës demokratëve,“-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij. 

SHIKO EDHE KËTË:

“Të dua!”/ Demokrati nga Lushnja i ‘hap zemrën’, Berisha: Edhe unë ju dua shumë!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha ne lushnje sali berisha sali berisha ne lushnje

Sondazh

Poll