Bota

Kosova feston Pavarësinë, Mitsotakis takohet me Vuçiç: Nuk i njohim si shtet

17 Shkurt 2022, 15:26 Nga DOSJA
Kosova feston Pavarësinë, Mitsotakis takohet me Vuçiç:

BEOGRAD – Kryeministri grek Kiriako Mitsotakis siguroi presidentin serb të Aleksandër Vuçiç se Athina nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës duke mos e njohur ende si shtet i pavarur. Në vizitën e tij në Beograd, shefi i qeverisë helene bëri me dije Greqi është pro vazhdimit të dialogut mes Beogradit dhe Athinës. Ai tha se vetë Vuçiç është angazhuar personalisht në këtë çështje, e cila duhet të zgjidhet në mënyrë të drejtë.

“Nuk kemi parë ndonjë progres në muajt e fundit dhe e di që Aleksandri ka angazhuar veten për të vazhduar negociatat në mënyrë që problemi të zgjidhet në mënyrë të drejtë”, tha Mitsotakis.

Edhe pse kohët e fundit u përfol se Greqia do të ndryshonte qëndrim ndaj Kosovës duke e njohur pas shumë vitesh si shtet i pavarur, deklarata e sotme e Mitsotakis tregon se Athina do të mbështesë aleatin e saj serb. Greqia është njëra prej 5 vendeve anëtare të Bashkimit Europian që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Sot, Kosova kremton 14-vjetorin e Pavarësisë.

LAJMI KRYESOR: Kosova bën 14 vjet shtet! Kurti përplaset me mediat, opozita lë Kuvendin (Zhvillimet)

(d.v/dosja.a)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi kyriakos mitsotakis aleksander vucic dialogu kosove-serbi kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll