Aktualitet

SKY ECC! Dalin SMS-të e mafiozit shqiptar, Elvis Demçe përgatit vrasjen e prokurorit

17 Shkurt 2022, 10:38 Nga DOSJA
SKY ECC! Dalin SMS-të e mafiozit shqiptar, Elvis Demçe përgatit

ITALIMediat italiane kanë zbardhur përgjimet e grupit që kishte në krye shqiptarin Elvis Demçe, që u shkatërrua në janar të këtij viti. Aty është zbuluar dhe një tentativë vrasjeje kundrejt një magjistrati. Mediat italiane shtojnë se egërsia e mafies shqiptare po përshkallëzon në Romë dhe kjo gjë dallohet edhe nga aplikacioni i përdorur për komunikime nga banda e Elvis Demçes, SKY ECC. Grupi i bosit Elvis Demçe, i arrestuar në janar nga policia italiane, rrëmbeu dhe fotografoi një bashkëpunëtor të akuzuar si spiun, krah imazhit shtonte: I futa hekurin në gojë.

Aplikacioni “Sky ECC”, i marrë nga Karabinierët e Njësisë Hetimore në bashkëpunim me Europol, po u jep hetuesve gjurmë dhe përfshirje të shumë personave të tjerë shumë më të gjerë se ai që në mes të janarit çoi në burg të njëjtin bos, të quajtur ‘Spartaku’, që bënte biznes me Fabrizio Piscitelli i njohur si Diabolik, së bashku me 26 persona. Personi që shihet në foto ka qarkulluar mes bisedave si një “meme” për të qeshur. Ai një shtetas italian nga Roma, 41 vjeç, i njohur si Gelataro pasi ka punuar në një lokal dhe shpërndante drogë në sheshin “Dy Luanët” në Tor Bella Monaca.

Në rrëmbimin e tij me qëllim zhvatjen e 50 mijë eurove marrin pjesë Demçe, Alessio Lori i njohur si Chiappa, Cristiano Zeppettella Braçio, Nikolin Shkrepi alias ‘kushoja’ dhe një person tjetër i identifikuar vetëm si Pongo.

“Do ikim ta marrim, e hedhim diku, mos ta gjejnë më këtë të poshtër,”- shkruhet në mesazhe.

Por fillimisht Lori i kërkon leje Demçes për të vepruar:

“Më jep urdhër, e bëj unë të dridhet, e çoj në mes të një livadhi, i vë hekurin (armën) në gojë,”- vijon ai më tej. Lori e udhëzon Pongon për rrëmbimin më pas.

“Ma ngarkon dhe ma sjell. Jam i sigurt që je spiun, ndyrësirë e shëmtuar. E bëj të bëjë shurrën në brekë. Nëse nuk i jep lekët do e hapim, a doni t’ju dërgoj foton?”-ia kthen tjetri më pas.

Pasi përfundoi misioni, grupi qesh së bashku me të.

“I dërgova audion me Fraton, ku ky maskarai fliste dhe qante, Frato i thoshte “ndyrësirë, rri me ata të rrugës Genova (selia e skuadrës së lëvizshme të policisë), ahahhah,”- thuhet në biseda.

Akoma më shqetësues për karabinierët ka qenë plani për të vrarë prokurorin Francesco Cascini, së bashku me kolegun e tij Mario Palazzi që kishte në hetim operacionin “Aquila Azzurra”, që çmontoi grupin.

“E shtuna është festa ime.. çfarë po më bën dhuratë?” pyet një bashkëpunëtor Demçen, duke aluduar me planin e eliminimit të “Prokurorit që e sheh të vdekur”.

Në bisedat e përgjuara shihet edhe pistoleta dhe automatiku që duhej të shërbenin për krimin.

“Në të sëmës me gjithë makinën e blinduar, ia bëj copë”.

Ideja ishte e Alessandro Corvesi, ish-i dashuri i shoëgirl-it Antonella Mosetti, i arrestuar në korrik në Ponte Milvio me 27 kilogramë kokainë.

“A kanë vrarë ndonjëherë një prokuror? A janë të shoqëruar? Dua që ta vras,”- thoshte ai prerë.

Dhe Demçe, pasi ka rënë dakord shprehet: Po përpiqen të na shkatërrojnë rrethin!

Ai propozon dhe një tjetër alternativë.

“Të punësojmë një prostitutë për të xhiruar një video komprometuese me të cilën do ta shantazhojmë. Këtyre për t’iu bërë keq më shumë se t’i qëllosh, bëji ndonjë video ose mbaj diçka për t’i kapur për ko*esh,”– shton ai në mesazhe.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alessio lori elvis demçe pergjimet e mafiozit shqiptar sky ecc alessio lori elvis demçe pergjimet e mafiozit shqiptar sky ecc

Sondazh

Poll