Aktualitet

‘Lojëra fati’ në Gjirokastër! Arrestohen 3 persona, kthyen bar-kafe për baste

17 Shkurt 2022, 11:51 Nga DOSJA
‘Lojëra fati’ në Gjirokastër! Arrestohen 3 persona,

GJIROKASTËR– Tre persona janë arrestuar në qytetin e Gjirokastrës në kuadër të operacionit policor ‘Fati i Lojërave’. Policia ushtroi kontrolle në ambientet e subjektit bar-kafe, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, të cilin administratori e kishte vënë në dispozicion për ushtrimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Policia sekuestroi dy aparate celulare, në të cilët janë gjetur programe/faqe për organizimin e basteve sportive online. Personat e arrestuar do të akuzohen për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Gjirokastër dhe strukturat e DVP Gjirokastër, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht një shtetas tjetër. Sekuestrohen dy aparate celulare. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit M. Z., 29 vjeç, banues në Gjirokastër (administrator i një subjekti bar-kafe) dhe B. H., 55 vjeç, banues në Gjirokastër (klient i subjektit). Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi S. T., 53 vjeç, banues në Gjirokastër (pronar i subjektit bar-kafe). Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u ushtrua kontroll në ambientet e subjektit bar-kafe, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, të cilin administratori e kishte vënë në dispozicion për ushtrimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare, në të cilët janë gjetur programe/faqe për organizimin e basteve sportive online. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim në gjirokastër gjirokaster arrestim në gjirokastër gjirokaster

Sondazh

Poll