Aktualitet

Vendimi i GJK për Metën, ambasada e SHBA: Demonstroi pavarësi dhe integritet

17 Shkurt 2022, 13:37 Nga DOSJA
Vendimi i GJK për Metën, ambasada e SHBA: Demonstroi pavarësi dhe

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë reagoi sot për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila nuk rrëzoi shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga Kuvendi i Shqipërisë. Në deklaratën e saj për shtyp, selia diplomatike e SHBA në vendin tonë shkruan se institucioni më i lartë i drejtësisë në vendin tonë po demonstron aftësi për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor kushtetues në trajtimin e çështjes së sipërpërmendur. Ambasada e SHBA shton se shteti amerikan mbështet fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi për të patur një sistem gjyqësor profesional dhe të pavarur dhe të ndarë nga pushtetet e tjera.

DEKLARATA E AMBASADËS SË SHBA Në TIRANË:
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve.

Çfarë ndodhi?
Gjykata Kushtetuese vendosi afër mesnatës së djeshme se presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka kryer shkelje të rënda lidhur me akuzat nga parlamenti për cënim të sigurisë kombëtare, marrëdhënieve me partnerët strategjikë dhe sjelljet në procesin zgjedhor të 25 prillit 2021. Këshiltlari i presidentit Tedi Blushi tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka sjellë asnjë surprizë te Meta.

LAJMI KRYESOR: GJK nuk shkarkon Metën, PS: Shkelje ka por jo të rënda! PD: Heshtje! (Basha nuk komenton)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ambasada e shba gjykata kushtetuese meta ne kushtetuese ambasada e shba gjykata kushtetuese meta ne kushtetuese

Sondazh

Poll