Aktualitet

Punëtorët e inceneratorit në Elbasan: Thonë se do na heqin nga puna po dolëm në media

17 Shkurt 2022, 12:08 Nga DOSJA
Punëtorët e inceneratorit në Elbasan: Thonë se do na heqin

ELBASAN – Disa prej punëtorëve të inceneratorit të Elbasanit treguan për mediat se nëse flasin për to lidhur me mosmarrjen e pagave të tyre, kompania do t’i heqë nga puna. Pasi protestuan për 1 orë, dy prej tyre folën se kanë 2 muaj pa marrë pagat. Njëri prej tyre kërkoi që media të raportojë sa më shumë këtë situatë.

“Kemi 2 muaj punojmë natë e ditë e zihemi për bidonat. Për ne spaska lekë. Jam pa bukë sot. Tjetri do lekët e qirave. Na bëjnë edhe presion. Nëse dilni në media do iu heqim nga puna. Ca pune iu prishim ne atyre. Iu bëjmë thirrje gazetarëve të marrin masa. Të gjithë punëtorët s’kemi marrë lekë”, tha njëri prej tyre.

Një tjetër shprehet se prej kohësh, kompania i mban me premtime për afatet e dorëzimit të pagave dhe ende shpresojnë.

“Jam vetë i 8-të në shtëpi. Këta thonë në këtë datë sot e nesër. Kemi dal se kemi dy muaj pa marrë rrogat”. Na kanë thënë që do i marrim. Ne rrimë me shpresa. Do vijmë prapë këtu”, tregoi një tjetër punëtor i landfilli të Elbasanit.

Një përfaqësues i kompanisë që zotëron landfillin shtoi se asnjëri prej punëtorëve nuk do të flasë.

“Nuk ka për të folur asnjë. E vendos kush e vendos”, përfaqësues i landfillit.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet landfilli i elbasanit landfilli i elbasanit

Sondazh

Poll