Aktualitet

Sekuestrohen rreth 1 milionë euro në Rinas, arrestohet një shtetas nga Kameruni

17 Shkurt 2022, 13:09 Nga DOSJA
Sekuestrohen rreth 1 milionë euro në Rinas, arrestohet një

TIRANË – Një 53-vjeçari nga Kameruni u arrestua në Rinas pasi iu gjetën 1 milionë e 75 mijë para të falsifikuara. Shtetasi me inicialet J.N. i kishte fshehur paratë në bagazhet e tij. Bashkë me paratë, forcat e rendit gjetën lastra, letra speciale dhe një aparat celular.

Sipas të dhënave, shtetasi kameruan kishte leje qëndrimi në një nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.

NJOFTIMI I POLICISë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lastra”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Goditet një rast i tentativës për të futur kartëmonedha të falsifikuara në vendin tonë, vihet në pranga 1 shtetas nga Kameruni.

Sekuestrohen 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, letra për përgatitjen e kartëmonedhave dhe një aparat celular.

Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas do tentonte të hynte në Shqipëri, me sasi të konsiderueshme kartëmonedhash të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lastra”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit kamerunas J. N., 53 vjeç, me leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në bagazhet e këtij shtetasi janë gjetur sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të dyshuara të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, lastra, letër speciale për prodhimin e kartëmonedhave euro dhe një aparat celular.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtatas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë në vendin tonë, do të hidhte në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim en rinas para te falsifikuara arrestim en rinas para te falsifikuara

Sondazh

Poll