Aktualitet

VD-Berisha: Do dalin përgjimet, ministra shqiptarë flasin me bandat shqiptare përmes SKY CC

17 Shkurt 2022, 10:52 Nga DOSJA
VD-Berisha: Do dalin përgjimet, ministra shqiptarë flasin me bandat

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar daljen e emrave të ministrave shqiptarë. prokurorqve e gjyqtarëve që sipas tij kanë bashëpunuar me bandat shqiptarë në Evropë. Teksa fliste për një operacion të zhvilluar së fundmi që përfundoi me të paktën 30 të arrestuar, Berisha tha se është shkattëruar një aplikacion që përdorej për komunikim mes tyre dhe aty ka emra zyrtarësh shqiptarë. Ai madje u bëri thirrje agjencive të huaja për hetime të mëtejshme. 


Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Kam një kënaqësi të veçantë që t’i informoj sot shqiptarët që në Itali, Francë, Spanjë e Belgjikë, ka edhe të tjera, por këto janë me siguri. Pas zbulimit të një aplikacioni që përdornin bandat shqiptare e qeveritarët shqiptarë, ju garantoj se në atë përgjime ka emra ministra drejtorësh, ministrash, prokurorësh, gjykatësisht e shumë të tjerë. U bëj thirrje agjencive për një hetim të pavarur,

Gazetari Muhamed Veliu: Doktor një pyetje, për cilin alikacion e keni fjalën sepse Sky ECC dhe Encrochat janë thyer më herët, ka një vit që janë hequr nga qarkullimi?

Sali Berisha: ECC, SKY

Gazetari Muhamed Veliu: SKY?

Sali Berisha: Nuk po them që është i djeshmi, janë kapur e po zbërthehen…

Gazetarët: Thatë që do të dalin emra ministrash e prokurorësh i keni ju këto?

Sali Berisha: Jo nuk i kam, po t’i kisha jua thosha. Ndaj sugjeroj që të bëhet një heti.

Gazetarët: Po SPAK i ka?

Sali Berisha: Kush, skapi?

LAJMI KRYESOR: LIVE- KUVENDI/ Debat për Inceneratorët, Basha: Priten arrestime të ministrave

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike sali berisha seance plenare 17 shkurt 2022 sali berisha seance plenare 17 shkurt 2022

Sondazh

Poll