Aktualitet

Arrestime në Tiranë/ Pengmarrje, vjedhje dhe kokainë, 13 në pranga

17 Shkurt 2022, 12:03 Nga DOSJA
Arrestime në Tiranë/ Pengmarrje, vjedhje dhe kokainë, 13 në

TIRANË– Më shumë se 10 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës ndërsa një është shpallur në kërkim. Policia informon se janë arrestuar në flagrancë dy persona të cilët kishin marrë me forcë në mjet një 16-vjeçar.

Në pranga kanë përfunduar edhe persona të tjerë të cilët akuzohen për veprat penale si: vjedhje, mbajtje arme pa leje, konsum dhe shitje të lëndëve narkotike si edhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

NJOFTIMI:

Vihen në pranga 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. B., 34 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe shpallën në kërkim shtetasin I. D., 25 vjeç, pasi këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me forcë në mjet, një 16 vjeçar. Punohet për kapjen e shtetasit I. D. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim B. P., 46 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– B. Rr., 29 vjeçe, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka vjedhur një aparat celular, në një dyqan;- O. M., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:- G. I., 62 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin autobus, ka aksidentuar shtetasen L. A., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;- U. H., 33 vjeçe, A. D., 51 vjeç, A. M., 38 vjeç, A. M., 61 vjeç, A. Sh., 21 vjeç dhe F. Ç., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;- L. H., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi;- M. J., 18 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë sërendit publik”, pasi duke drejtuar mjetin e tij pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Qarkullimit Rrugor, për të ndaluar.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane tirane arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll