Aktualitet

Miliona euro me mashtrime shitje banesash, Apeli lë në burg noteren Rezarta Koçi

17 Shkurt 2022, 11:27 Nga DOSJA
Miliona euro me mashtrime shitje banesash, Apeli lë në burg noteren

TIRANË – Gjykata e Apelit të Tiranës la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ndaj noteres Rezarta Koçi duke qëndruar ende në burg. Ajo akuzohet se ka mashtruar shumë qytetarë duke përvetësuar shuma në vlerë miliona euro nga qytetarë të ndryshëm. Nga denoncimet e shumë qytetarëve, Koçi premtonte shitje të banesave.

Ndaj saj janë ngritur akuzat,  mashtrim, vjedhje dhe shpërdorim detyre. Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës caktoi masën “arrest me burg” në 5 shkurt të këtij viti.

Rezarta Koçi u bë e njohur në media, pasi iu vendos tritol në automjetin e saj “Range Rover” në datën 6 nëntor 2021.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e apelit te tiranes rezarta koci gjykata e apelit te tiranes rezarta koci

Sondazh

Poll