Aktualitet

SHËNIM: Brohoritja e Kim dhe e vërteta e shtyrjes së afatit të Komisionit të Inceneratorëve

17 Shkurt 2022, 11:43 Nga DOSJA
SHËNIM: Brohoritja e Kim dhe e vërteta e shtyrjes së afatit

TIRANE- Kur ambasadorja amerikane Yuri Kim përshëndeti zgjatjen e afatit të Komisionit hetimor për Inceneratorët, i gjeti të papërgatitura mediat, por edhe përfaqësuesit politikë. Askush nuk kishte thirrur “Fitore” deri në momentin kur nga Twitteri i diplomates më influente në Tiranë u shkruajt: ”Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritetet e SHBA-së në Shqipëri. Mirëpresim zgjatjen e afateve të Komisionit Parlamentar për Inceneratorët. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Do ta ndjekim nga afër. Përgjegjësia është çelësi i demokracisë”.

Në fakt kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, kishte kërkuar në 20 dhjetor zgjatjen e afatit të Komisionit me 2 muaj për shkak të ngarkesës së hetimeve dhe bllokimit të planin të hetimeve nga socialistët. Kjo do të ishte një fitore sado e vogël e PD-së zyrtare, që nuk mund të kalonte pa një shpallje triumfale.

Në vend të shpalljes së fitores, Tabaku deklaroi: “PD fitoi të drejtën e mohuar për të thirrur dëshmitar Edi Ramën dhe bashëpunëtorët e tij për vjedhjen 430 milion euro. Ditën e sotme, pas kërkesës së Partisë Demokratike, u mblodh Komisioni i Rregullores së Kuvendit dhe Mandateve. Në fund të këtij takimi ky Komision i dha të drejtën e mohuar opozitës nga anëtarët e mazhorancës socialiste në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Komisioni i Rregullores miratoi zbatimin e rregullores së kuvendit duke dërguar deri në 25 shkurt ditën e mbylljes së këtij komisioni dhe duke i hapur rrugë planit të hetimit të propozuar nga Partia Demokratike në këtë komision”.

Po kaq i rezervuar ishte madje edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca: “E rëndësishme është që puna e Komisionit Hetimor të Parlamentit për Inceneratorët të vazhdojë. Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të BE-së. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kryesor për BE-në dhe për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”.

Ermonela Felaj, nënkryetarja e Komisionit, nuk dihet nëse po përgënjeshtronte lajmin apo reagimin e ambasadores kur tha: “Nuk është shtyrë por është interpretuar rregullorja nga këshilli i rregullores dhe mandateve me kërkesë të PD. Lidhur me një nen të rregullores mbi llogaritjen e afateve, e për rrjedhojë sipas rillogaritjes afati tremujor mbaron me 25 shkurt”.

Sqarimi i Felajt dhe vendimi i Komisionit të Rregullores, mbetën në hije për shkak të deklaratës së Ambasadores amerikane. Aq sa edhe sot në Kuvend, Lulzim Basha deklaroi se maxhoranca u detyrua t’ja zgjasë afatin komisionit hetimor pas presionit ndërkombëtar.

Këtë herë u çua kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, për ta sqaruar edhe një herë, se nuk ka patur zgjatje të mandatit, por riplanifikim të afateve të komisionit, për shkak të ndarjes së punës në 2 sesione. Pra, meqënëse në dhjetor mbaroi sesioni i parë i këtij parlamenti dhe në mes të janarit filloi sesioni i dytë, pjesa e pushimit, u hoq nga afati 3-mujor që kanë komisionet hetimore.

I gjithë ky sqarim nuk do të ishte i nevojshëm, nëse Ambasadorja amerikane, nuk do të kishte thirrur “fitore”, për një procedurë elementare të Kuvendit. Më shumë se media, ishte deklarata e saj që krijoi një keqkuptim, që në fakt, jepte idenë se nën presionin ndërkombëtar ishte shtyrë afati. Në fakt afati nuk është shtyrë, pavarësisht kërkesës së PD-së. Nëse diplomatja e SHBA do të donte shtyrjen, duhet të bënte një deklaratë krejt të kundërt nga ajo e 4 shkurtit, në vend të përshëndetjes së vendimit të Komisionit të Rregullores, që as nuk e ka tagrin për të shtyrë afatin, të kërkonte nga Kryetarja e Kuvendit apo nga ai që e drejton atë, të niste procedurën për votimin në Kuvend të shtyrjes së afatit me 2 muaj, siç e ka kërkuar Tabaku, që në 20 dhjetor.

(e.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike jorida tabaku komisioni per inceneratoret lulzim basha yuri kim jorida tabaku komisioni per inceneratoret lulzim basha yuri kim

Sondazh

Poll