Aktualitet

VD-“Kriminelë të dënuar në Spanjë…”,Salianji denoncon: Po përdoren në zgjedhjet e 6marsit

17 Shkurt 2022, 10:46 Nga DOSJA
VD-“Kriminelë të dënuar në

TIRANE- Deputeti demokrat Ervin Salianji denoncoi në Kuvend se një grup personash, të dënuar në Spanjë janë të angazhuar nga Partia Socialiste për zgjedhjet e pjesshme lokale. Në fjalën e tij, Salianji tha se kriminelët po përdoren në fushatë pas presionit që iu bëhet se do të ekstradohen në Spanjë ose do të qëndrojnë në Shqipëri dhe të “punojnë” për ta.


“Ne eksportojmë krim në Evropë dhe e mbrojmë. Ka patur 25 kërkesa tha ministri i Drejtësisë, nga Spanja për ekstradim, pra njerëz që rrinë e jetojnë këtu një pjesë i përdorni për fushatë duke ua çuar kërkesat e ekstradimit por i thoni nuk iu ekstradojmë vetëm punoni për PS, është taktikë e përdorur kudo e përdorët më 25 prill, njësoj në këto zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.”-tha Salianji. 

Më tej, Salianji tha komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e presidentit. Pa gjykuar nëse vendimi është i drejtë apo i gabuar, Salianji tha se maxhoranca duhet të rrijë sot me kokën ulur.

“Keni insistuar në çdo akt politik dhe mashtroni. Siç përdorët politikisht dhe ata të parlamentit të kaluar dhe po themi të gjtihë bëtë tymnajën për institucionin e presidentit. Sot çfarë është gjykatë e pavarur apo jeni ju? Keni ngritur një tymnajë për të dëmtuar interesat e opozitës. E përdorni parlamentin për aferat korruptive. Sot duhet të rrini me kokën ulur.”-tha Salianji.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ervin salianji seanca plenare 17 shkurt 2022 ervin salianji seanca plenare 17 shkurt 2022

Sondazh

Poll