Aktualitet

Groposën te ‘Mali me Gropa’ Eglantina Bucin, Gjykata dënon me nga 25 vite burgim babë e bir

17 Shkurt 2022, 10:29 Nga DOSJA
Groposën te ‘Mali me Gropa’ Eglantina Bucin, Gjykata dënon

TIRANË– Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me 50 vite burg në total Faik dhe Shkëlzen Buci, babë e bir, pasi janë gjetur fajtorë për vrasjen e Eglantina Bucit. Babai dhe vëllai i të ndjerës janë dënuar me nga 25 vite burgim, ndërsa ishin vetë prezentë në sallën e gjyqit. Të dy u paraqitën të qetë, pavarësisht se e kanë mohuar me forcë vrasjen e 23-vjeçares. Ata akuzohen se kanë vrarë të renë, dhe se ekzekutori është i vëllai, ndërsa porosia është bërë nga babai, Faiku. Vendimi i sotëm, i gjen ata fajtorë për akuzën e “vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim”. Gjykata e pranoi kërkesën e prokurorisë, ndërsa dënimi është bërë në bazë të ligjit të vjetër për shkak të kohës kur është kryer vepra penale.

Vrasja makabre e Eglantina Bucit, si u vra dhe u gropos vajza te Mali me Gropa

Vrasja ndodhi në vitin 2012 dhe u zbardh dy vite më parë, pasi në zonën e njohur si Mali me Gropa u gjet skeleti i groposur që pas ekzaminimit rezultoi se i përkiste Eglantina Bucit. Hetimi zbardhi edhe dinamikën e vrasjes, e cila ka nisur me thirrjen që i vëllai, Shkëlzeni i ka bërë Eglantinës për të konsumuar një kafe. Ata shoqëroheshin nga një shoku i Shkëlzenit. Rrugës për te Mali me Gropa, 23-vjeçarja e kuptoi se diçka nuk po shkonte siç duhet. Në këtë moment, i vëllai nxorri pistoletën dhe e qëlloi me një plumb. Pas 8 vitesh, shoku i Shkëlzenit, një person i cili ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë rrëfeu para hetuesve gjithçka dinte për këtë ngjarje të rëndë. Me dëshminë e tij u arrestua edhe Faiku, ndërsa shoku akuzohet se i ka ndihmuar babë e bir për të vrarë dhe fshehur trupin e vajzës te Mali me Gropa. Por si u provua se ishte Eglantina? Eshtrat e skeletit u dërguan për ekzaminim në Kosovë, nga ku u përftua një material gjenetik i përputhshëm me ADN-në e nënës së Eglantinës nga ku u provua se skeleti ishte i të resë. Arsyeja e vrasjes makabre dyshohet se lidhet me mosdakordësinë që babë e bir kishin me largimin pa dëshirë të 23-vjeçares për të jetuar me të dashurin e saj.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet faik buci shkelzen buci vrasja e eglantina buci faik buci shkelzen buci vrasja e eglantina buci

Sondazh

Poll