Aktualitet

Organizonin lotari sportive, prangosen dy persona në kryeqytet

17 Shkurt 2022, 09:59 Nga DOSJA
Organizonin lotari sportive, prangosen dy persona në kryeqytet

TIRANË – Dy persona u prangosën sot nga policia e Tiranës pasi u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati në rrugën “Mikel Maruli”. Efektiëvët e komisariatit nr.6 kapën shtetasit R.GJ., 19 vjeç dhe M.S., 34 vjeç. Sipas të dhënave, të dy vendosnin lotari sportive nëpërmjet dy telefonave. Këto pajisje u sekuestruan.

NJOFTIMI I POLICISë:

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që ushtronin këtë veprimtari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit :

– R. Gj., 19 vjeç, dhe M. S., 34 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në rrugën “Mikel Maruli”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lojera fati ne tirane lojera fati ne tirane

Sondazh

Poll