Sport

Napoli, drejt Barcelonës mes telasheve! Sulmuesi nuk stërvitet, shkak bëhet gjuri i djathtë

16 Shkurt 2022, 13:03 Nga DOSJA
Napoli, drejt Barcelonës mes telasheve! Sulmuesi nuk stërvitet, shkak

ITALI- Telashe për Napolin në prag të ndeshjes së Europa League kundër Barcelonës. Victor Osimhen nuk mori pjesë në seancën e fundit stërvitore që skuadra zhvilloi në mëngjes. Sipas njoftimit të klubit, lojtari është mbajtur pushim, për një mbingarkesë në gjurin e djathtë, ndaj sot nuk ka marrë pjesë në seancën me shokët e skuadrës për t’iu nënshtruar terapive përkatëse.

Në fund të fundit, prania në fushë e Osimhen është thelbësore për Napolin si për fizikun ashtu edhe për kapacitetin realizues. E humbja e tij përsëri, pas ndalesës së gjatë për problemin në fytyrë, do të ishte një goditje e rëndë.

“Klubi është duke u përgatitur për ndeshjen kundër Barcelonës planifikuar për nesër në orën 18:45 në Camp Nou. Tuanzebe bënte punë të personalizuara në fushë. Lobotka dhe Politano kryen terapi. Lozano ishte në palestër. Osimhen nuk u stërvit dhe u mbajt pushim paraprak për shkak të mbingarkesës në gjurin e djathtë”. Shkruhej në faqen e klubit napolitan.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport napoli osimhen napoli osimhen

Sondazh

Poll