Sport

CR7 thyen mallkimin e vitit 2022! Pas golit të shënuar, lojtari ka disa fjalë për kritikët

16 Shkurt 2022, 12:21 Nga DOSJA
CR7 thyen mallkimin e vitit 2022! Pas golit të shënuar, lojtari ka

ANGLI-Manchester United është rikthyer te fitorja pas dy barazimesh në Premier League. Ekipi i Rangnick mposhti Brighton me rezultatin 2-0 në sfidën që u rikuperua nga java e 18-të. Pjesë e suksesit ishte edhe Cristiano Ronaldo. Sulmuesi portugez kishte ngritur alarmin pasi nuk shënonte prej gjashtë ndeshjesh.

Goli i fundit datonte më 30 dhjetor të vitit 2021. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtari në Instagram postoi: “Kthim në rrugën e duhur! Askush nuk dorëzohet dhe ka vetëm një mënyrë për t’u rikthyer në rrugën e duhur: punë e palodhur, punë në bashkëpunim, punë serioze. Çdo gjë tjetër është vetëm zhurmë.”

 

 

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Ronaldo ishte në qendër të polemikave dhe thashethemeve se drejtuesit e klubit e donin atë jashtë projektit. Goli i nëntë në kampionat nuk i zgjidh me magji të gjitha problemet e klubit, por përfaqëson një sinjal të fortë dhe të qartë.

Manchester United do të luajë në transfertë ndaj Leeds më datë 20 shkurt dhe veçanërisht të mërkurën, ndeshjen e parë për raundin e 1/8 në Champions League kundër Atletico Madrid. Ndeshje që do të tregojnë nëse klubi anglez do të vazhdojë ecurinë pozitive.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll