Sport

Neymar i çmendur pas lojtarit të PSG-së, nuk është Messi: Më kujton Xavin dhe Iniestën

16 Shkurt 2022, 12:48 Nga DOSJA
Neymar i çmendur pas lojtarit të PSG-së, nuk është

FRANCË- Nëse Mbappe është me të drejtë njeriu i ndeshjes me golin e shënuar ndaj Real Madrid, ka edhe nga ata që vënë në dukje paraqitjen sublime të Marco Verrattit. Dhe nuk është kushdo që e bën këtë, por një farë Neymar, i cili në fund të ndeshjes e krahasoi mesfushorin italian me lojtarë si Xavi dhe Iniesta.

“E dija që Verratti ishte një lojtar i shkëlqyer, por nuk e kuptova se ai ishte kaq spektakolar. Ai është një gjeni. Ai është një nga mesfushorët më të mirë me të cilët kam luajtur, së bashku me Xavi Hernandez dhe Iniesta.”

Në ndeshjen kundër Real Madrid, playmaker dha 92% pasime të sakta dhe mbajti 8% posedimin e topit gjatë gjithë ndeshjes. Një paraqitje që është gjithashtu një lajm i mirë për trajnerin Roberto Mancini në kuadër të play-off-it të ardhshëm kualifikues për Kupën e Botës në Katar.

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mbappe neymar psg verrati mbappe neymar psg verrati

Sondazh

Poll