Politike

Tensionet në Ukrainë/ Ambasadori Shkurov: Falenderoj shqiptarët dhe Metën për mbështetjen

16 Shkurt 2022, 09:40 Nga DOSJA
Tensionet në Ukrainë/ Ambasadori Shkurov: Falenderoj shqiptarët

TIRANË– Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka falenderuar autoritetet shqiptare dhe popullin shqiptar për mbështetjen që kanë treguar gjatë Ukrainës në ditët e fundit të tensioneve me Rusinë. Në një aktivitet ku mori pjesë, Shkurov tha se presidenti Meta, e ka surprizuar me mbështetjen. Po ashtu ai shtoi se nderi i Shqipërisë do të dëgjohet në ditët në vijim në Ukrainë, NATO dhe në OKB.

“Në këtë ditë simbolike jemi mbledhur për të falenderuar popullin shqiptar për mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Më datë 14 shkurt ka qenë një deklaratë mga qeveria shqiptare për sovranitetin e Ukrainës. Gjithashtu ka qenë edhe deklarata e presidentit, të cilin duam ta falenderojmë në mënyrë simbolike. Do të doja të theksoja se zëri i Shqipërisë dëgjohet në Ukrainë, Europë, OKB. Edhe njëherë ju përgëzoj”– tha ambasadori ukrainas.

Pyetje: Si paraqitet situata në Ukrainë dhe i druheni një lufte?

“Situata mbetet e vështirë pavarësisht se disa trupa janë tërhequr, pasi disa cështje nuk janë zgjidhur ende. Po bëhet punë për të zgjidhur konfliktin. Prandaj falenderojmë shumë përpjekjet e Shqipërisë në këtë drejtim”– shtoi ai.

Pyetje: Nëse Rusia ndërhyn në Ukrainë, mendoni se do ndërhyjnë SHBA dhe Perëndimi për të stabilizuar situatën?

“Është një pyetje e veshtirë nëse vjen ushtria e e Amerikës në Ukrainë. SHBA po e ndihmon Ukrainën. Zëri i Amerikës do të jetë i fortë për të qëndruar larg agresionit të mundshëm. Ju e kuptoni se përpjekjet janë për përshkallëzimin e situatës. Edhe sot jemi akoma duke arritur që të mos përshkallzëzohet situata”– tha Shkurov.

Aktualisht Ukraina është në tension për shkak të presionit nga Rusia. Aktualisht Rusia ka konfirmuar tërheqjen e disa trupave nga kufiri, pikërisht në ditën, kur ishte paralajmëruar shpërthimi i luftës. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria Ruse e Mbrojtjes, e cila njofton se ka përfunduar stërvitjet e saj ushtarake në Krime.

(a.b;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike konflikti rusi-ukraine volodymyr shkurov konflikti rusi-ukraine volodymyr shkurov

Sondazh

Poll