Aktualitet

Komisioni për Zgjedhoren, PS ia beson Gjiknurit dhe Klosit negociimin me PD-në

16 Shkurt 2022, 11:00 Nga DOSJA
Komisioni për Zgjedhoren, PS ia beson Gjiknurit dhe Klosit negociimin me

TIRANË– Janë zbardhur emrat e anëtarëve të Partisë Socialiste për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Kryesocialisti Edi Rama ia ka besuar drejtimin e komisionit, Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri. Eksperienca pozitive që e nxorri Ramën fitues me 73 mandate më 25 prill, falë edhe “Reformës” së 30 korrikut 2020 ku negociator ishte Gjiknuri, ia ka garantuar edhe këtë herë “karrigen” socialistit. Bashkë me të, nga ana e PS në komision do të jenë anëtarë edhe Blendi Klosi, Ermonela Felaj dhe Blerina Gjylameti. Po ashtu, PS do të ketë në komision edhe 3 anëtarë të tjerë zëvendësues.

ANËTARËT:

Damian Gjiknuri bashkëkryetar

Toni Gogu anëtar

Ermonela Felaj anëtare

Blerina Gjylameti anëtare

Klotilda Bushka anëtare

Klevis Xhoxhi anëtar

Arben Pëllumbi anëtar

Blendi Klosi anëtar

Anëtar zëvendësues janë:

Gledis Çeliku

Jurgis Çyrbja

Xhemal Qefalia

Ndërsa Partia Demokratike nuk ka bërë ende asnjë emër publik. Nesër është afati i fundit ku pritet që Partia Demokratike të japë emrat për dy komisionet e posaçme, atë për Reformën Territoriale dhe për Reformën Zgjedhore. Më 10 shkurt, maxhoranca i dha dritën jeshile me votat pro për ngritjen e dy komisioneve dhe tashmë pritet që palët të ulen për bisedime.

(a.b;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore damian gjiknuri komisioni për reformën zgjedhore reforma zgjedhore damian gjiknuri komisioni për reformën zgjedhore reforma zgjedhore

Sondazh

Poll