Aktualitet

Debati për Inceneratorët, PD i përgjigjet Kryemadhit: Partia e nongratave mbron aferën

16 Shkurt 2022, 10:12 Nga DOSJA
Debati për Inceneratorët, PD i përgjigjet Kryemadhit: Partia e

TIRANË – Partia Demokratike reagoi ashpër ndaj deklaratave të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi lidhur me Komisionin Hetimor Parlamentar të Incenenatorëve. Në një mesazh të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, selia blu shprehet se partia e re e Ilirit dhe Nongratës (referuar koalicionit “Shtëpia e Lirisë” mes LSI dhe Komisionit të Rithemelimit të PD) janë në mbrojtje të aferës korruptive të incerenatorëve dhe ministrave të përfshirë në të. Selia blu mbrojti punën e këtij komisioni duke thnë se po zbardh çdo ditë fakte se si janë vjedhur paratë e shqiptarëve nëpërmjet kësaj skeme korruptive. Deklarata vjen edhe si përgjigje për deputetin Edmond Spaho, i cili u largua nga mbledhja e Komisionit dhe shtoi se nuk do të shkonte më. Spaho është pjesë e grupit të deputetëve që është në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.

POSTIMI I PD:

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Por çfarë ndodhi? Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi kritikoi Komisionin Hetimor Parlamentar të Incerenatorëve pasi nuk ka marrë në pyetje anëtarët e Komisionit që dhanë koncesionin për incerenatorin e Elbasanit. Sipas saj, është skandaloze pretendimi se kjo gjë nuk është kryer pasi ka marrëveshjes mes komisionit hetimor parlamentar dhe SPAK për ruajtje të sekretit shtetëror. Kryemadhi kritikoi dhe kryetaren e këtij komisioni, deputetën e PD Jorida Tabaku duke i kërkuar që të lejojë transmetimin pa ndërprerje të seancave të komisionit hetimor parlamentar të inceneratorëve.

(d.v;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edmond spaho komisioni per inceneratoret monika kryemadhi partia demokratike edmond spaho komisioni per inceneratoret monika kryemadhi partia demokratike

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2022, 09:09

Orteku i dëborës bllokon rrugën në Qafë Thore

SHKODËR– Rruga në Qafë Thore është bllokuar për shkak të një orteku dëbore. Në njoftimin e ARRSH-së, bëhet me dije se akset Spot-Kam, Valbonë, Qafë B...