Aktualitet

Zbulohet FOTO/ Ky është gardisti që i nxorri armën dhe rrahu klientët e lokalit në Tiranë

16 Shkurt 2022, 10:38 Nga DOSJA
Zbulohet FOTO/ Ky është gardisti që i nxorri armën dhe rrahu

TIRANE- Personi që shihni në këtë foto është Dashamir Kurti, gardisti i arrestuar tashmë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, pasi i nxorri armën pronarit të një lokali dhe rrahu disa klientë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kallëzimi ka ndodhur pasi ngjarja ka ndodhur më 1 shkurt 2022, kur Dashamir Kurti, rrahu një person brenda ambienteve të lokalit.

AMP, dega rajonale e Tiranës, njoftoi dje se arrestoi Kurtin pasi unxorri armën e shërbimit gjatë një sherri për motive banale. 44-vjeçari, nën efektin e alkoolit u konfliktua me klientët dhe pronarin e një lokali në rrugën “Elez Isufi”. Në debat e sipër, Kurti ka nxjerrë armën e shërbimit dhe i ka kërcënuar të gjithë se do t’i qëllonte.

Por fatmirësisht në sherr kanë ndërhyrë dhe klientë të tjerë që ndodheshin në lokal dhe i kanë marrë armën nga dora, duke evituar kështu të lënduar në njerëz. Inspektori i Gardës është vënë në pranga, por që hetimet vazhdojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen, ndërkohë që mbi të rëndojnë veprat penale: “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Kanosja”.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gardisti ne tirane dashamir kurti arrestohet gardisti ne tirane dashamir kurti

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2022, 09:09

Orteku i dëborës bllokon rrugën në Qafë Thore

SHKODËR– Rruga në Qafë Thore është bllokuar për shkak të një orteku dëbore. Në njoftimin e ARRSH-së, bëhet me dije se akset Spot-Kam, Valbonë, Qafë B...