Aktualitet

Shpërndanin kokainë dhe kanabis, prangosen dy persona në Gjirokastër (EMRAT)

16 Shkurt 2022, 09:09 Nga DOSJA
Shpërndanin kokainë dhe kanabis, prangosen dy persona në

GJIROKASTËR – Policia në Gjirokastër prangoi dy persona pasi iu gjetën lëndë narkotike kanabis dhe kokainë. Të ndaluarit janë shtetasit Ervis Cama, 30 vjeç dhe Herolind Haskaj,. 36 vjeç. Forcat e rendit gjetën cannabis sativa gjatë kontrollit fizik, ndërsa më pas u verifikua banesa e tij dhe rezultoi se Herolind Haskaj mbante doza me kokainë. Më tej, uniformat blu konntrolluan dhe dyqanin tabaço e Haskës ku u sekuestruan 60 doza me kanabis, një peshore, 22 paketa cigaresh pa pullë fiskalë dhe 11 pako duhani të grirë pa pullë fiskale si dhe 5 aparate celulari.

NJOFTIMI I POLICISË SË GJIROKASTRËS:

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervis cama gjendet droge ne gjirokaster herolind haskaj ervis cama gjendet droge ne gjirokaster herolind haskaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2022, 09:09

Orteku i dëborës bllokon rrugën në Qafë Thore

SHKODËR– Rruga në Qafë Thore është bllokuar për shkak të një orteku dëbore. Në njoftimin e ARRSH-së, bëhet me dije se akset Spot-Kam, Valbonë, Qafë B...