Aktualitet

GJKKO pranon kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes së Llallës

16 Shkurt 2022, 10:01 Nga DOSJA
GJKKO pranon kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes

TIRANË – Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur ka pranuar sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për pushimin e çështjes ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për akuzën e fshehjes së të ardhurave. SPAK pretendon se Lalla është hetuar dhe gjykuar më parë për këtë akuzë.

Llalla është dënuar me dy vite burg nga shkalla e parë dhe e apelit të SPAK për akuzën e fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë. Ish-kryeprokurori ndodhet në Itali, ku po qëndron në liri me kusht me dakordësinë e autoriteteve italiane.

Në 20 maj 2021, SPAK e dënoi me dy vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, ai do të kruyejë 1.4 vite burg. Në 9 mars 2021, SPAK përfundoi hetimet për veprat penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive,interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla denohet adriatik llalla padi ne spak adriatik llalla denohet adriatik llalla padi ne spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2022, 09:09

Orteku i dëborës bllokon rrugën në Qafë Thore

SHKODËR– Rruga në Qafë Thore është bllokuar për shkak të një orteku dëbore. Në njoftimin e ARRSH-së, bëhet me dije se akset Spot-Kam, Valbonë, Qafë B...