Aktualitet

1 mln € pasuri, GJKKO i jep të drejtën mjekut Edvin Prifti për të ushtruar profesionin

16 Shkurt 2022, 10:20 Nga DOSJA
1 mln € pasuri, GJKKO i jep të drejtën mjekut Edvin Prifti

TIRANE- Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dhënë të drejtën pedagogut dhe mjekut Edvin Prifti për të ushtruar profesionin. Kur ka kaluar më shumë se një vit nga arrestimi dhe hetimi i Edvin Priftit, GJKKO ka vendosur sot në seancën e fundit, që Prifti mund të rikthehet në punë si mjek.

Kardiologu u arrestua pasi iu gjet një vlerë prej 1 milionë euro pasuri. Ai u akuzua nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa SPAK ende nuk i ka përfunduar hetimet në ngarkim të tij.

Mjeku u akuzua nga SPAK se mori ryshfet nga sekretarja e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi për ti operuar nënën. Zbulimi u bë në hetimet e SPAK për arrestimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha. Në përgjime e sipër u zbuluan edhe bisedat e sekretares me infermieren e QSUT, për ti dhënë paratë kardiologut në këmbim të operimit të të ëmës jashtë radhe. Ai u arrestua më 15 shkurt 2021, pasi ndaj tij kishte një masë pezullimi për detyrën. Në çantën e tij të shpinës iu gjetën një bllok shënimesh ku ruante “klientët” dhe 380 mijë euro cash.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edvin prifti edvin prifti

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2022, 09:09

Orteku i dëborës bllokon rrugën në Qafë Thore

SHKODËR– Rruga në Qafë Thore është bllokuar për shkak të një orteku dëbore. Në njoftimin e ARRSH-së, bëhet me dije se akset Spot-Kam, Valbonë, Qafë B...