Aktualitet

VD-E kërkonte Zvicra, arrestohet italiani në Tiranë, kapet dhe i dënuari me 7 vite burg

16 Shkurt 2022, 10:51 Nga DOSJA
VD-E kërkonte Zvicra, arrestohet italiani në Tiranë, kapet dhe i

TIRANË– Alessandro Amorosi, 34 vjeç, banues në Itali është arrestuar në Tiranë. Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Solothurn, Zvicër, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi drogat”, parashikuar nga Kodi Penal i Zvicrës.

Bashkë me Amorosin është prangosur edhe Bledar Bedini (Imami), 51 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Milano e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Trafik narkotikësh”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane dhe zvicerane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.


Njoftimi i policisë Tiranë

Vijojnë operacionet per kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Seven”, në kuadër të cilit u kapën dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni policor i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, Fast Albania dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana. Vihen në pranga, me qëllim ekstradimi, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Shkelja e ligjit mbi drogat” dhe “Trafik narkotikësh”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Bledar Bedini (Imami), 51 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Milano e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Trafik narkotikësh”. Gjithashtu, nga Fast Albania në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës, të shtetasit: Alessandro Amorosi, 34 vjeç, banues në Itali. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Solothurn, Zvicër, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi drogat”, parashikuar nga Kodi Penal i Zvicrës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane dhe zvicerane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alessandro amorosi bledar bedini bledar bedini (imami) policia e tiranes alessandro amorosi bledar bedini bledar bedini (imami) policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2022, 09:09

Orteku i dëborës bllokon rrugën në Qafë Thore

SHKODËR– Rruga në Qafë Thore është bllokuar për shkak të një orteku dëbore. Në njoftimin e ARRSH-së, bëhet me dije se akset Spot-Kam, Valbonë, Qafë B...