Aktualitet

Rama në Uashington: SHBA 100% pro Open Balkan, Basha ‘humbës’, Berisha e meritoi non-grata

16 Shkurt 2022, 10:03 Nga DOSJA
Rama në Uashington: SHBA 100% pro Open Balkan, Basha

UASHINGTON- “Nuk fiton dot asgjë, asnjëherë, në asnjë rast. Siç ka humbur gjithmonë, do t’i qëndrojë besnik profilit të vet”, me një batutë për kundërshtarin e tij politik, Lulzim Basha në lidhje me zgjedhjet e 6 marsit, Edi Rama mbylli sot komunikimin që pati me gazetarët shqiptarë që kishte zgjedhur ta shoqëronin në vizitën zyrtare në SHBA. Kryeministri Edi Rama, transmetoi si “live” një takim të regjistruar, që e shiti në kanalin e tij në ERTV, për ta shumëfishuar më pas në të gjitha kanalet televizive në Shqipëri.

Kryeministri foli me gazetarët Anila Hoxha, Elia Zotka, Ergys Gjençaj, për takimin që pati me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe deklaroi se SHBA mbështet “100% Open Balkan”.Jam shumë i kënaqur që administrata e re amerikane e ka përqafuar plotësuar Ballkanin e Hapur. Është 100% pro Ballkanit të Hapur dhe jam ik bindur në muajt në vijim do të kem i gjëra të reja. Kemi folur për këtë projekt dhe mbështetja është 100%”, tha Rama.

Kryeministri nuk deshi të komenton shpalljen non-grata të paraardhësit të tij, Sali Berisha, edhe pse ky i fundit e akuzon se është lobi Rama-Soros që ka ndikuar në vendimin e DASH. “Kjo është meritë e vetë Berishës dhe e asnjë lloj ndikimi tjetër”,-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe aleancën Berisha-Meta, duke e quajtur si një aleancë që do të forcohet edhe më tej. “Aleanca mes tyre të dyve nuk është potenciale, është reale, në vijim. Do të vazhdojë të intensifikohet sa më shumë që të ngjajnë në kuptimin e tyre për globin”.-tha Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare dha garanci se stërvitja “Defender 2023” do të përsëritet edhe në vitin 2023, ndërsa nuk preferoi të fliste për Ukrainën. Rama tha se “nuk do të japë mend për çështje kaq të mëdha”. Rama zbardhi edhe takimin me kryebashkiakun e Ne2 York,  Eric Adams, dhe sqaroi se ndodhej aty për shkak të ceremonisë që Shqipëria zhvillon për anëtarësimin në OKB.

Kryeministri e mbylli komunikimin duke mos pranuar të komentojë shkarkimin e mundshëm të presidentit Ilir Meta nga Gjykata Kushtetuese, duke e quajtur një çështje për të cilën nuk do të harxhojë kohë. “është një çështje për të cilën nuk mund të shpenzojë asnjë minutë për sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk ka shpallur vendimin”. 

Kryeministri shqiptar ndodhet në SHBA, ku dje takoi për 45 minuta sekretarin Amerikan, Antony Blinken në zyrat e DASH. Në fokus të diskutimit ishte bashkëpunimi mes dy vendeve dhe kënaqësia e Blinken për anëtarësimin e përkohshëm të vendit tonë në Këshillin e Sigurimit në OKB, duke garantuar mbështetjen amerikane për vendin tonë.

ZHVILLIMET ORE PAS ORE:

SHËNIM: Tallje&nënshtrim, si u shit si “live” takimi i Ramës me gazetarët në Uashington

Integrimi në BE/ Rama: Nëse Bullgaria s’ liron pengun ne ndahemi nga RMV

Çfarë ndodh me Metën nëse e shkarkon GJK? Rama: S’është telepati por…

6 Marsi! I BINDUR, Rama: Basha nuk fiton asgjë, asnjëherë, në asnjë rast

Rama: Jam mbështetës i dialogut Kosovë-Serbi, SHBA 100% mbështetëse e Open Balkan

Rama: 300 mijë formularë janë plotësuar në Këshillimin Kombëtar, do e bëjmë çdo vit

VD-E injoroi? ‘U takuat me av.ambasadorin rus?Rama: Nuk e kam parasysh, Rusinë e kemi rival

VD-Berisha ‘non grata’/ Rama: Është 100% meritë e tij, çështje e së shkuarës

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama rama ne shba edi rama rama ne shba

Sondazh

Poll