Aktualitet

A do të lirohen masat Anticovid? Rakacolli: Situata në spitale është e qendrueshme

16 Shkurt 2022, 09:22 Nga DOSJA
A do të lirohen masat Anticovid? Rakacolli: Situata në spitale

TIRANE– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për lirimin e masave anti-covid. Në një aktivitet ku mori pjesë, Rakacolli tha se fokusi aktualisht është tek vaksinimi ndërsa tha se procesi i hapjes do të jetë gradual.

“Siç e kemi theksuam gjithmonë ne ndjekim me vëmendje situatën epidemiologjike, kemi një numër të qendrueshëm të personave të shtruar në spitale. Ka vende që zbatohen masat dhe ka vende të tjera që nuk zbatohen. Asgjë nuk shihet me shifra ditore, se do të shkonim drejt gabimeve, mos harroni që nuk shkon njeri që të vaksinohet ditën e Shën Valentinit. Unë nuk mendoj që ajo që presim është lehtësimi i masave, ajo që presim ne është ajo që pandemia të menaxhohet si duhet. Masat shkojnë në përputhje me rastet dhe kushtet epidemiologjike”, tha Rakacolli.

Aktualisht në Shqipëri vazhdon të jetë në zbatim ora policore. Lëvizja është e kufizuar pa autorizim pas orës 00:00, ndërkohë që gjendja aktuale e infektimeve është në zbritje. Pas shpërthimit të një vale infektimesh në janar, tashmë shifrat janë në rënie, ku dje u regjistruan rreth 150 të infektuar.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet masat anticovid mira rakacolli masat anticovid mira rakacolli

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2022, 09:09

Orteku i dëborës bllokon rrugën në Qafë Thore

SHKODËR– Rruga në Qafë Thore është bllokuar për shkak të një orteku dëbore. Në njoftimin e ARRSH-së, bëhet me dije se akset Spot-Kam, Valbonë, Qafë B...