Politike

FOTO-Kandidati i Berishës për Dibrën denoncon: Ministrat e Ramës janë ‘zhytur’ në fushatë

15 Shkurt 2022, 22:24 Nga DOSJA
FOTO-Kandidati i Berishës për Dibrën denoncon: Ministrat e

DIBËR– Kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë”, Premtim Kryemadhi ka akuzuar sot ministrat e qeverisë se janë përfshirë në fushatë duke marrë me vete edhe drejtorë të pushtetit lokal. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Kryemadhi shkruan se në fushatë është përfshirë ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja dhe atë të Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Qytetaret nuk i paguajne keto funksionare te shoqerojne kandidatin e PS, madje edhe ne oraret kur ato duhet te jene ne zyrat e tyre ne sherbim te qytetareve. Ky abuzim i tyre me detyren nuk do ti shpetoje nga ndeshkimi me vote ne daten 6 Mars,”-shkruan ndër të tjera Kryemadhi.

POSTIMI I PLOTË: 

Shihni ne fotot me poshte pushtetin e koruptuar ne PANIK. Ministra e kryetar bashkie abuzues. Fushata nuk ka filluar zyrtarisht dhe shihni si jane versulur ne Diber ministrat Manja e Balluku, Prefekti, nenprefekt, kryetari i Qarkut, zv/kryetari i Qarkut, kryetaret e bashkive Bulqize, Klos e Mat, drejtore te ministrive, drejtoret e drejtorive rajonale e ato te bashkive dhe gjithe administrata. Keto shperdorues te taksave publike duhet te kuptojne se paguhen per tu sherbyer qytetareve ne pozicionet qe kane. Qytetaret nuk i paguajne keto funksionare te shoqerojne kandidatin e PS, madje edhe ne oraret kur ato duhet te jene ne zyrat e tyre ne sherbim te qytetareve. Ky abuzim i tyre me detyren nuk do ti shpetoje nga ndeshkimi me vote ne daten 6 Mars. Shume shpejt do te pergjigjeni per abuzimin me taksat qe paguajne qytetaret per pagat, dietat dhe karburantin e makinave tuaja.

Po ashtu, sot deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi denoncoi gjithashtu përdorimin e administratës nga Partia Socialiste për të bërë fushatë në mbështetje të kandidatit socialist, Rrahim Spahiu në zgjedhjet e 6 marsit në Dibër. Sipas tij, Manja dhe Balluku kishin dërguar drejtorët e administratës nga Tirana në Dibër për t’u angazhuar në fushatë, lëvizje që është evidentuar nga Këlliçi si shkelje e ligjit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike premtim kryemadhi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 premtim kryemadhi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll