Politike

“Nuk flas gjuhën e ndasisë”/ Kandidati i PD në Shkodër: Ta rikthejmë qytetin në normalitet

15 Shkurt 2022, 22:16 Nga DOSJA
“Nuk flas gjuhën e ndasisë”/ Kandidati i PD në

SHKODËR- Kandidati për kryebashkiak në Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati nga Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me qytetarët pasditen e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, Bushati shkruan se beteja e vetme që Shkodra ka është ajo e ndryshimit, e cila sipas tij do të vijë më 6 mars.

Postimi i Plotë:

Në frymën e bashkimit dhe me alternativën tonë për t’i dhënë Shkodres më të mirën, bashkëndava me banorët e Postribës këtë pasdite. Është Shkodra bashkuesja më e mirë e jona! Bushati: Bashkim dhe Alternativa që zhvillojnë Shkodrën Ne nuk kemi ndërmend të bëjmë betejë tjetër, sesa nga ajo që na thërret e ardhmja e Shkodres. Beteja e vetme emergjente që ka sot Shkodra, është ajo e ndryshimit. Sa te urtësia, besoj edhe të zgjuarsia e shkodranve. Janë lodhur mjaftueshëm nga retorika e politikës së djeshme, por edhe kërkojnë zgjidhje. Zgjidhje për një qytet, ku unë dhe ata zgjohemi çdo ditë me hallet e njëri-tjetrit. Nuk di të flas gjuhën e ndasisë. Prandaj dora ime e bashkëpunimit me qytetarët mbetet e shtrirë për të vetmin qëllim: Ta rikthejmë Shkodrën në shinat e normalitetit.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike xhemal bushati zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 xhemal bushati zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll