Sport

Zgjedhja e vështirë e Hudson-Odoi: Të largohet nga Anglia, për të luajtur me Ganën?

15 Shkurt 2022, 16:49 Nga DOSJA

ANGLI – Gana apo Anglia? Një pyetje hamletiane po shqetëson Callum Hudson-Odoi, i cili po shqyrton mundësinë, për t’iu përgjigjur thirrjes së Ganës (vendi i origjinës së babait) dhe t’i thotë lamtumirë fanellës së “Tre Luanëve”, pas vetëm tre ndeshjesh!

Anësori i Chelseas në fakt i plotëson kriteret e FIFA-s në lidhje me ndryshimin e kombëtareve: “një lojtar mund të luajë deri në tre ndeshje me një ekip kombëtar, për sa kohë që është nën moshën 21 vjeç dhe nuk ka luajtur kurrë në fazat finale të një turneu për të rriturit”.

Hudson-Odoi mbushi 21 vjeç në nëntor dhe nuk ishte pjesë e skuadrës së Gareth Southgate për “Euro 2020”; prezenca e tij e fundit me kombëtaren e “Tre Luanëve” daton më nëntor 2019.

Nëse e bën këtë ndryshim, sulmuesi anësor i Chelseas do të duhet të presë tre vjet nga ndeshja e tij e fundit me Anglinë, që do të thotë se ai mund të luajë me Ganën vetëm nga nëntori 2022, ose disa ditë nga fillimi i Kupës së Botës në Katar.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “blutë” e chelseas anësori i chelseas anësori me 107 ndeshje me “tre luanët” callum hudson-odoi për t'iu përgjigjur thirrjes së ganës (vendi i origjinës së babait) “blutë” e chelseas anësori i chelseas anësori me 107 ndeshje me “tre luanët” callum hudson-odoi për t'iu përgjigjur thirrjes së ganës (vendi i origjinës së babait)

Sondazh

Poll