Politike

Reuters: Shqipëria dhe Maqedonia, dy ‘viktimat’ e para të skepticizmit të Macron

3 Korrik 2019, 11:11 Nga DOSJA
Reuters: Shqipëria dhe Maqedonia, dy ‘viktimat’ e para të

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të jenë viktimat e para të skepticizmit të presidentit francez Macron për mos zgjerim të BE-së.

Në një shkrim nga agjencia e lajmeve “Reuters” presidenti francez paralajmëron se zgjerimi do të ngadalësonte vendimmarrjen në BE dhe mund te inkurajonte partitë nacionaliste.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë më shumë se një vitë që presin celjen e negociatave me BE

“Prestigji i Europës është në rrezik nëse vazhdimisht do të bahej peng nga grupet e pakicave për vendime të vështira dhe të nevojshme për cështje qe shkojnë nga ndryshimet klimatike në migracion” – shprehet presidenti Macron.

“Unë jam më shumë skeptik ndaj atyre që thonë se e ardhmja e Evropës qëndron në zgjerimin e mëtejshëm, kur nuk mund të gjejmë marrëveshje midis 28 shteteve.”

Dhe unë jam këmbëngulës për faktin se do të refuzoj të gjitha format e zgjerimit para reformës së thellë në mënyrën se si funksionojmë institucionalisht”- citon “Reuters” presidentin francez.

“Reuters” shkon më tej kur Shqipërinë e precepton si një nga vendet më të korruptuara të Evropës që nuk ka arritur të luftojë pastrimin e parave dhe përballet me rezistencë më të fortë nga shtetet e Evropës veriore.  “Zgjerimi kërkon unanimitet domethënë Macron do të kishte fuqinë e vetos”- shkruan “Reuters”.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike emmanuel macron zgjerimi i be emmanuel macron zgjerimi i be

Sondazh

Poll