Politike

Shkarkimi i Metës, Hajdari: Komisioni të ngrihet kur të kemi Gjykatë Kushtetuese

3 Korrik 2019, 10:54 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës, Hajdari: Komisioni të ngrihet kur të kemi

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari ka dalë kundër propozimit të mazhorancës për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në një dalje të shkurtër për mediat në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Hajdari tha se në këtë moment, ngritja e komisionit është një veprim që mund të tensionojë edhe më situatën. 

Rudina Hajdari u shpreh: Kostoja do të jetë e mazhorancës, unë propozova shtyrjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, përsa kohë që nuk ka një gjykatë Kushtetuese. Unë mendoj se të hënën duhet të tërhiqemi nga diskutimi, se e kemi patur një seancë të tillë ditën e shkuar. S’kemi pse e tensionojmë konfliktin. Ne e shohim konfliktin si personal. Komisioni duhet shtyrë dhe gjykata Kushtetuese e vijojmë. Ky është mendimi im dhe i grupit.

Deklarata e Rudina Hajdarit vjen në një kohë kur PS është investuar fuqimisht të shkarkojë presidentin Ilir Meta, pas dy dekreteve të tij, një për anulimin e zgjedhjeve dhe atë të dekretimit të një date të re. Mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama janë shprehur se Meta shkeli Kushtetutën duke tejkaluar komptetencat. Zgjedhjet u zhvilluan e dje Meta doli me një propozim të ri.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ps shkarkon metën rudina hajdari ps shkarkon metën rudina hajdari

Sondazh

Poll