Politike

Vendimi i KE për vizat, Soreca: Tani është koha që Shqipëria të çojë më tej arritjet e saj

3 Korrik 2019, 10:25 Nga DOSJA
Vendimi i KE për vizat, Soreca: Tani është koha që

TIRANË- Pas lajmit se KE rrëzoi kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë, një reagim ka ardhur edhe nga BE në vendin tonë.

Në rrjetet e tij sociale, ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca shkruan se tani është koha që vendi ynë që ecë përpara duke mbajtur sytë nga vendimi i tetorit për negociatat.

“Komisioni sigurisht do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza. Tani është koha që, pas këtij konfrimimi, Shqipëria të çojë më tej arritjet e saj të rëndësishme të vitin 2010 dhe për të ecur përpara me energji të përtërira, duke pasur parasysh vendimin e rëndësishëm të Këshillin Europian në tetor,”-shkruan Soreca.

Komisioni Europian ka rrëzuar Holandën, duke mospranuar kërkesën e saj për rikthimin e vizave për Shqipërinë.

(k.m/dosjaa.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luigi soreca rikthimi i vizave per shqiperine luigi soreca rikthimi i vizave per shqiperine

Sondazh

Poll