Politike

Shkarkimi i Metës/ PS ngre Komision Hetimor, Hajdari kundër: Duhet të prisnim Gjykatën Kushtetuese

3 Korrik 2019, 10:53 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës/ PS ngre Komision Hetimor, Hajdari kundër: Duhet

TIRANË– Socialistët vendosur sot që të ngrenë nesër Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kërkesa e mazhorancës kalon nesër për votim ku do të vendoset ngritja e këtij komisioni për evidentimin e shkeljeve të presidentit.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS, tha: Në rast se raporti miratohet do të ngrihet edhe Komisioni Hetimor për evidentimin e shkeljeve. Anëtarët u përkasin grupeve parlamentare. E rëndësishme është që jemi në zbatim të përpiktë të afateve kushtetuesve për të liruar Presidencës.

Mazhoranca duket se nuk e ka me vete opozitën në parlament për të shkarkuar presidentin.

Rudina Hajdari, bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Zgjedhore, tha se konflikti për Metën është personal dhe se shtyrja e ngritjes së Komisionit duhet të ndodhë, derisa të kemi një Gjykatë Kushtetuese.

“Kostoja do të jetë e mazhorancës, unë propozova shtyrjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, përsa kohë që nuk ka një gjykatë Kushtetuese. Unë mendoj se të hënën duhet të tërhiqemi nga diskutimi, se e kemi patur një seancë të tillë ditën e shkuar. S’kemi pse e tensionojmë konfliktin. Ne e shohim konfliktin si personal. Komisioni duhet shtyrë dhe gjykata Kushtetuese e vijojmë. Ky është mendimi im dhe i grupit.”-tha Hajdari.

Deklarata e Rudina Hajdarit vjen në një kohë kur PS është investuar fuqimisht të shkarkojë presidentin Ilir Meta, pas dy dekreteve të tij, një për anulimin e zgjedhjeve dhe atë të dekretimit të një date të re. Mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama janë shprehur se Meta shkeli Kushtetutën duke tejkaluar komptetencat. Zgjedhjet u zhvilluan e dje Meta doli me një propozim të ri.a

(k.m; f.g & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike konferenca e kryetareve kuvendi ps shkarkon metën taulant balla konferenca e kryetareve kuvendi ps shkarkon metën taulant balla

Sondazh

Poll