Politike

KE rrëzoi kthimin e vizave për Shqipërinë, Rama: E thamë por shumëkush s’e besoi

3 Korrik 2019, 10:04 Nga DOSJA
KE rrëzoi kthimin e vizave për Shqipërinë, Rama: E

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Këshilli i Europës ka rrëzuar kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë. 

Rama iu drejtua skeptikëve të fjalës së tij, të cilët nuk e kishin besuar kur u kishte premtuar se diçka e tillë nuk do të ndodhte.

Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter,”– shkruan Rama.

Komisioni Europian ka rrëzuar Holandën, duke mospranuar kërkesën e saj për rikthimin e vizave për Shqipërinë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rikthimi i vizave per shqiperine edi rama rikthimi i vizave per shqiperine

Sondazh

Poll