Politike

Basha pushon kameramanin e Berishës, Erla Mëhilli nuk përmbahet: PD është bërë bolshevike, po mendove ndryshe të pritet

3 Korrik 2019, 09:06 Nga DOSJA
Basha pushon kameramanin e Berishës, Erla Mëhilli nuk përmbahet:

TIRANË– Kameramani i ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe më pas për 6 vite kameraman i Lulzim Bashës, Igli Zela është pushuar nga puna.

Shkarkimi i tij është bërë me motivin se lidhet me ristrukturimin që po ndodh në PD, por për disa zëra të tjerë Zela është shkakuar pasi shkrepi një foto me zëdhënësen e Sali Berishës, Erla Mëhillin.

Dosja.al ka kontaktuar me zyrën e shtypit të PD-së, të cilët as nuk e kanë pohuar dhe as nuk e kanë mohuar motivin e shkarkimit të fotografit.

Një reagim ka ardhur edhe nga zëdhënësja e Berishës, e cila shkruan se PD-ja është kthyer në një parti bolshevike e cila të pret kokën nëse flet.

PD është bërë parti bolshevike, po mendove ndryshe, po guxove të flasësh të pritet koka,” – shkruan Mëhilli.

Pas komentit të Mëhillit ka replikuar edhe Fabian Topollaj, gjithashtu ish-pjesë e PD-së, i cili ka rënë dakord me konstatimin e Erlës.

“Ata duan të presin koka, por deri tani vetëm prerje flokësh kanë bërë se s’janë të zotët për më shumë”, shkruan Fabian Topollaj.

Dy ditë më parë Erla Mëhilli pozoi duke pirë kafe me ish-kryeparlamentaren në kohën e Berishës, Jozefina Topallin, një ditë pas statusit të kësaj të fundit ku akuzonte Bashës se kishte shkatërruar PD-në.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erla mehilli fabian topollaj sali berisha shkarkimi i igli zeles erla mehilli fabian topollaj sali berisha shkarkimi i igli zeles

Sondazh

Poll