Politike

Reforma në drejtësi ‘mollë sherri’/ Presidenti Meta e ironizon, Spiropali dhe Soreca në mbrojtje. Rama hesht

3 Korrik 2019, 09:51 Nga DOSJA
Reforma në drejtësi ‘mollë sherri’/ Presidenti Meta e

TIRANË– Ditën e sotme presidenti Ilir Meta i ka dedikuar një status kryeministrit Edi Rama lidhur me reformën në Drejtësi.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Meta shkruan se reforma është në të vërtetë një “Ramaformë”, e cila është ideuar dhe krijuar nga Rama.

Më pas Meta shpjegon se cfarë është sipas tij Ramaforma dhe se di është krijuar ajo, duke premtuar edhe shpjegimin e ciklit të saj.

Pas postimeve të presidentit, asnjë reagim nuk ka ardhur deri më tani nga kryeministri Edi Rama. Në vend të tij ka reaguar ministrja Elisa Spiropali e cila u shpreh se Meta kishte frikë nga reforma dhe se donte ta shkatërronte para se të shkarkohej nga posti.

Një reagim ka ardhur edhe nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili tha se Reforma në Drejtësi duhet të vazhdonte dhe të finalizohej me ngritjen e organeve të reja si SPAK dhe me luftën kundër krimit të organizuar.

(k.m/dosja.la)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama elisa spiropali ilir meta luigi soreca reforma ne drejtesi edi rama elisa spiropali ilir meta luigi soreca reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll