Politike

Dritan Leli zhgënjen Ramën dhe socialistët në Vlorë, gropë votash, ja çfarë e rrezikon postin e kryetarit

3 Korrik 2019, 08:54 Nga DOSJA
Dritan Leli zhgënjen Ramën dhe socialistët në Vlorë,

VLORË- Fitorja e Dritan Lelit as nuk u festua në Vlorë… Kryetari aktual i Bashkisë, i cili në 2015 erdhi në këtë fron përmes një gare të fortë me kandidatin e PD, këtë vit, edhe i vetëm zhgënjeu.

Ndryshe nga viti 2015, kur Leli mori 15 mijë vota mbi Genc Deromemajn, këtë vi tai ka humbur rreth 5 mijë vota, krahasuar me 2015. Në këto zgjedhje Dritan Leli ka marrë vetëm 29 mijë vota, ndërkohë që në 2015 ai mori 32,254 me një diferencë prej 15 mijë nga Deromemaj, i cili mori 17 mijë e 268 vota.

Dritan Leli kandidoi në Vlorë si një ndër kandidaturat më të mira. Një mjek i cili u përpoq të fitonte zemrat e vlonjatëve socialiste. Por edhe pse investimet e qeverisë kanë qenë të shumta në Vlorë, duket se figura e Lelit nuk iu pëlqeu vlonjatëve, që e bënë votën e tyre të pavlerë dhe nuk votuan për Lelin.

Zgjedhjet e zhvilluara në Vlorë me të gjithë problematikat që pati përsa i përket numërimit, Leli hasi në një sabotim të votës së tij, duke nxjerrë mbi 2 mijë vota të pavlera dhe rreth 1 mijë e 800 vota i fitoi kandidatja e BD, Valbona Mezini.

Dosja.al ka mësuar se votat e pavlefshme u munduan të mos bëheshin publike duke sjellë një pakënaqësi në radhët e strukturave të PS në Vlorë. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se këto vota të pavlefshme nuk i kanë pëlqyer aspak kryeministrit Edi Rama, pavarësisht se në Vlorë, qeveria ka investuar para për vepra publike. Frika e socialistëve është nëse do të ketë përsëritje të zgjedhjeve, dhe në Vlorë garon sërish Dritan Leli, atëherë PS rrezikon bashkinë e këtij qyteti.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dritan leli zgjedhjet lokale ne vlore dritan leli zgjedhjet lokale ne vlore

Sondazh

Poll