Politike

Presidenti Meta sulmoi reformën në drejtësi, Spiropali: Të shkretit Baba Xhike nuk i iket pa e vrarë

3 Korrik 2019, 08:19 Nga DOSJA
Presidenti Meta sulmoi reformën në drejtësi, Spiropali: Të

TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar menjëherë pas sulmit të presidentit Ilir Meta ndaj reformës në drejtësi. (Lexo këtu)

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se reforma i del Metës kudo dhe se ai do që ta vrasë para se të shkarkohet nga detyra.

“Baba Xhikja na la po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme! Ajo i del në gjumë, në ujë, në bukë, madje edhe në rrugë. Të shkretit Baba Xhike nuk i iket pa e vrarë atë dreq reforme, që e sheh si top, tank, kundërshtar, agresor ndërkombëtar!”

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta ka ironizuar  Edi Ramën për reformën në drejtësi. Meta e cilëson Ramën si një timonier pa frena dhe reformën si “Ramaformë”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali ilir meta meta kundër të gjithëve reforme ne drejtesi elisa spiropali ilir meta meta kundër të gjithëve reforme ne drejtesi

Sondazh

Poll