Politike

Maxhoranca braktis Komisionin Hetimor, s’dëgjon dëshminë e gazetarit: Është i dënuar!

15 Shkurt 2022, 15:27 Nga DOSJA
Maxhoranca braktis Komisionin Hetimor, s’dëgjon dëshminë e

TIRANË– Maxhoranca braktisi Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Argumenti i tyre ishte fakti se gazetari Jetmir Olldashi ishte i dënuar për shpifje dhe nuk mund të merrej si dëshmitar. Olldashi tha se është paditur për shkak të punës së tij si gazetar. 

Pjesë nga biseda:

Arben Pëllumbi: Jeni thirrur gjë nga SPAK? Nga Pokuroria? Jeni gjë pjesë e hetimit?

Jetmir Olldashi: Jo

Jorida Tabaku: I njhni shtetasit Mirel Mërtiri dhe Stela Gugalli.

Jetmir Olldashi: I njoh në rrethana zyrtar, më kanë paditur për shpifje për shkak të disa artikujve që unë kam publikuar në median time, BolNeës.

Jorida Tabaku: Keni folur me ta

Jetmir Olldashi: Jo asnjëherë, në momentin që ka qenë procesi gjyqësor përmes avokatit, jam dënuar nga një gjyqtar kacurrels, me një letër paçavure që po të doni jua vë në dispozicion. 

Jorida Tabaku: Zoti Olldashi, ju siguroj që këtu nuk ju intimidon dot askush, do ta thoni fjalën tuaj deri në fund. 

Arben Pëllumbi: Nuk bën dot dëshmitarin sepse është i dënuar për këtë çështje, ka papajtueshmëri për rolin e dëshmitarit. Ky ka dënim të formës së prerë e kanë bërë fajtor.

Jorida Tabaku: Ka një keqkuptim, nuk është dënuar për këtë çështje

Arben Pëllumbi: Po s’mund të dëshmojë pra për këtë çështje.

Jorida Tabaku: Po për atë punë, Gugallja e Mërtiri më kanë paditur mua

Arben Pëllumbi: Po nëse jeni fajtore edhe ju, s’mund të dëshmoni…

Jorida Tabaku: Përderisa çështja është në shkallën e parë dhe vendimi i Apelit nuk ka dalë akoma,

(Maxhoranca braktis sallën)

Jorida Tabaku: Ju lutem mos e bojkotoni seancën, mos bojkotoni, mos bojkotoni, e kuptoj shumë mirë se çfarë po kërkoni të bëni, nuk doni që qytetarët të dëgjojnë faktet, por mos ikni. 

(Maxhoranca braktis sallën)

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Mblidhet Komisioni për inceneratorët, pyeten 7 dëshmitarë

(F.m;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jetmir olldashi komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022 jetmir olldashi komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022

Sondazh

Poll