Politike

Maxhoranca iku, gazetari Olldashi: Avokati i Mërtirit më kërkoi të fshija të gjitha lajmet

15 Shkurt 2022, 15:33 Nga DOSJA
Maxhoranca iku, gazetari Olldashi: Avokati i Mërtirit më kërkoi

TIRANË– Drejtori i Bold News dhe njëkohësisht gazetari Jetmir Olldashi ka treguar kërcënimet që ka marrë nga inceneratorët. I pranishëm në Komisionin e Inceneratorëve, Olldashi tha se Mertiri i ka kërkuar medias së tij të fshijë lajmet.

“Mirel Mertiri i ka kërkuar medias time të fshijne lajmet. Kam dëgjuar dhe kam pasur dijeni që në 2016 dhe tek Neës 24 tek emisioni “Te paekspozuarit”. Kemi bërë një emision të tërë pa u njohur ende çështja e inceneratorëve. Jemi marrë me shkrime për lidhjen e Stela Gugalljas, Klodian Zotos Mirel Mertiri të cilat lidheshin me njëra-tjetrën nëpërmjet kompanive off shore. Në aferën 60 mln dollarë në Zimbabve Ilir Dedja dhe Mirel Mërtiri ishin në këtë projekt i cili rezultoi me arrestimin e Ministrit të Shendetësisë në atë vend.  Ekziston foto. Kanë bërë biznes bashkë. Ndërkohë në Shqipëri nisën aferat e inceneratorëve,”- tha Olldashi.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Mblidhet Komisioni për inceneratorët, pyeten 7 dëshmitarë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll