Politike

VD-Hidrocentralet, Berisha: Mund të ndërtohen në Alpe burime energjie pa prishur peisazhin

15 Shkurt 2022, 14:05 Nga DOSJA
VD-Hidrocentralet, Berisha: Mund të ndërtohen në Alpe burime

SHKODËR – Ish-kryeministri Sali Berisha nuk u shpreh kundër ndërtimit të burimeve të energjisë elektrike në zonat natyrore. Në takimin me disa intelektualë në Shkodër, lideri historik i PD theksoi se duhet të ruhet peisazhet natyrore. Ai kujton si shembull hidroncentralin e Ashtës. Më tej, Berisha tha se Thethi dhe zonat përreth Lumit Shalë duhet të furniuzohen me energji elektrike, por jo vetëm me shtylla elektrike.


“Qëndrimi i qeverisë për hidrocentralet? Së pari, nuk jemi për zhvendosje të fshatrave. Së dyti, jemi për respektimin maksimal të mjedisit. Në bindjen time të thellë, duhet të gjenden mënyre në Alpe për të ndërtuar burime energjie pa prishur peisazhin e tyre. Jam mjedisor në këtë kuptim, kam lexuar shumë. Edhe zonat më të mbrojtura duhet të garantojnë furnizimin me ennergji elektrike. Thethi, lumi Shalë duhet të kenë furnizim me energji elektrike. Nuk mbahen kollaj me shtylla. Nuk duam të jenë bujtina dhe hotele 2-3 mujore. Bukurinë më të madhe e kam në mes të .Nuk përjashtoj me derivacion, me tunel, me mënyra, nuk jam që të bëhen zona të fuqishme të zonave të tjera. Mjedisorët kalojnë në ekstrem.Hidrocentrali I Bushatit 160 milionë euro, e fitoi një kompani kineze. Hidrocentrali i Ashtës nuk e cënon mjedisin në Shkodër”, u shpreh ish-kryeministri.

LAJMI KRYESOR: Takim në Shkodër/ Berisha: Anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, Doshi lule para Ramës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha ne shkoder sali berisha ne shkoder

Sondazh

Poll