Politike

“Turizmi malor s’është aty ku duhet”, Berisha: Rama ka treguar 30 herë fototekën e Marubit

15 Shkurt 2022, 13:27 Nga DOSJA
“Turizmi malor s’është aty ku duhet”, Berisha: Rama

SHKODËR – Ish-kryeministri Sali Berisha pranoi se turizmi malor në Shqipëri nuk po arrin t’i shfrytëzojë të gjitha burimet pasi ka mbetur ende sezonal. Në takim me një përfaqësi të intelektualëve në Shkodër, lideri historik i PD tha se duhet të shfrytëzohen të gjitha potencialet natyrore dhe turistike nga Thethi deri në Velipojë. Më tej, ai ironizoi dhe kryeministrin Edi Rama për investimin në turizëm në Shkodër. Berisha tha se Rama e ka promovuar 30 herë kinotekën “Marubi” si investim të qeverisë socialiste, por në fakt ajo është realizuar 8 vite më parë në kohën e qeverisjes së PD.


“Kemi alpet. por turizmin malor e kemi strikt sezonal, në verë dhe dimër, nuk e kemi në kushtet që duhet. Shkodra I ofron. Ska gjë më të bukur se pish kafe në mëngjes në verë në Shkodër. Në Shirokë je në ambjent tjetër, sikurnuk je në Shkodër, por në ambjent tjetër. Kështu që do bëjmë gjithçka që të shfrytëzohen këto potenciale nga Thethie  e maja e Shalës deri në Velipojë.

Në 8 vite e ka treguar 30 herë fototekën e Marubit që ka mbaruar 8 vite më parë me dixhitalizim. Uroj të marrin fund këto mashtrime.

LAJMI KRYESOR: Takim në Shkodër/ Berisha: Anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, Doshi lule para Ramës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha ne shkoder sali berisha ne shkoder

Sondazh

Poll