Politike

Gara për Shkodrën, Spahia: Do të tregojmë se kush është opozita e vërtetë

15 Shkurt 2022, 16:57 Nga DOSJA
Gara për Shkodrën, Spahia: Do të tregojmë se kush

SHKODËR- Kandidati për kryebashkiak të Shkodrës nga ana e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Bardh Spahia ka deklaruar se kur të vijë në pushtet do të tregojnë se çfarë është opozita e vërtetë. Gjatë prezantimit, sot me qytetarë të Shkodrës, Spahia tha se zgjedhjet e 6 marsit nuk janë vetëm zgjedhje vendore por janë zgjedhje politike.

“Ju faleminderit shumë të gjithëve dhe ju falënderoi nga zemra për këtë pritje dhe për këtë entuziazëm të jashtëzakonshëm, mirënjohje për ju që jeni brenda kësaj salle por edhe për të gjithë ata qytetarët të shumtë që janë jashtë kësaj salle. Falenderoi shumë edhe Doktor Berishën që na nderon me prezencën e tij sot në këtë takim. Të dashur miq, dua tju falenderoi për kontributin e jashtëzakonshëm që keni dhënë ndër vite për PD saherë që ju është kërkuar. Nuk mund të ishte ndryshe pasi jeni pasardhës të atyre që i thanë jo çdo forme diktature që në fillim, që në 1946 duke iu bashkuar kryengritjes së Postribës dhe atyre klerikëve që nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Banorët e Gurit të Zi mund të ishin vetëm me PD e vërtetë dhe do të ishin ata që do i bashkoheshin opozitës së vërtetë që sot mban emrin Shtëpia së Lirisë.

Këto zgjedhje për të cilat jemi në fushatë nuk janë vetëm zgjedhje lokale por janë zgjedhje tërësisht politike. Ku nga të cilat, duke filluar nga Shkodra do ti tregojmë mbarë Shqipërisë se kush është opozita e vërtetë se me opozitën e vërtetë nuk mund të ketë kompromise dhe opozita e vërtetë nuk mund të kthehet në patericë të qeverisë në këto gati 9 vite. Dhe asgjë më shumë nuk i ka vratë demokratët e vërtetë se sa tradhtia e idealeve të tyre duke u bërë patericë e kësaj qeverie antikombëtare,” tha Spahia.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll