Politike

Reforma Territoriale, Bejko: Është urgjente që të rishikohet

15 Shkurt 2022, 16:20 Nga DOSJA
Reforma Territoriale, Bejko: Është urgjente që të rishikohet

TIRANË- Partia Demokratike ka nisur tryezën e konsultimeve për Reformën Territoriale në vend. Në nisje të mbledhjes, ka folur Sekretari për Decentralizimin dhe Pushtetin Vendor në PD, Roland Bejko. Në fjalën e tij, Bejko tha se kjo reformë ka nevojë urgjente për analizë dhe rishikim.

“Reforma Territoriale është një nga reformat e rëndësishme për Shqipërinë. Partia Demokratike e ndërmori këtë iniciative mbështetur mbi reagimet e shumta të qytetarëve, raporteve të institucioneve të huaja, konkluzioneve të KLSH, progres raporteve të BE. Të gjithë bien dakord që kjo reformë ka nevojë urgjente për një analizë dhe për një rishikim. Kjo reformë nuk ka reflektuar parimet e kartës evropiane. Kjo reformë centralizoi edhe më shumë pushteti vendor. U rrit varësia dhe kontrolli nga qeveria,” tha Bejko

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll